MaqedoniTop Lajme

Bislimoski: Gjatë javës së ardhshme do të ketë informata më konkrete për çmimin e rrymës pas 1 korrikut

Shpërndaje

Informata më konkrete për çmimin e ri të energjisë elektrike që duhet të jetë i vlefshëm nga 1 korriku i këtij viti do të kemi gjatë javës së ardhshme pas përfundimit të tenderit të EVN houm për blerjen e energjisë elektrike. Deri më tani kemi pasur periudha shumë më të vështira dhe asnjëherë nuk kemi lejuar ndryshim serioz të çmimit të energjisë elektrike dhe gjithmonë jemi kujdesur që të ruajmë standardin e qytetarëve dhe tani do të udhëhiqemi ekskluzivisht nga nevojat e tyre, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimoski.

Bislimovski më tej shtoi se deri më tani ka pasur periudha shumë më të vështira, por asnjëherë nuk kanë lejuar ndryshim serioz të çmimit të energjisë elektrike për të ruajtur standardin e qytetarëve.