Zaev: Thirrjet për bojkot të regjistrimit janë të papërgjegjshme

Shpërndaje

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev priti në Kuvend kryekomunarët e vendit, me të cilët është diskutuar për regjistrimin.

Në bashkëngjitje fjalimi integral i Kryeministrit Zaev:

“Për më shumë se dy muaj, vendi ynë do ta zbatojë operacionin më të rëndësishëm statistikor – Regjistrimin e popullsisë.

Investoj në terminin “operacion statistikor” sepse me zgjidhjet ligjore regjistrimi i popullsisë do të realizohet vetëm si operacion statistikor në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat, gjegjësisht sipas standardeve dhe praktikave globale dhe evropiane – që asnjëherë më të mos trajtohet si çështje politike.

Para nesh qëndron detyra e madhe që ta mbështesim regjistrimin e popullsisë, amvisër4ive dhe vendbanimeve, që do të jep pasqyrë faktografike reale për gjendjen në shtet. Me zbatimin e tij të suksesshëm, përfundimisht do t’i rregullojmë pasojat që i shkaktoi pauza e madhe dhe e palejueshme prej 20 vitesh nga regjistrim i fundit relevant i popullsisë.

Kur flasim për rreziqet dhe kërcënimet që ende e ndjekin regjistrimin e popullsisë, këtu, që nga fillimi i këtij fjalimi deri te ju, dua ta adresoj njoftimin për procedurë të re papërgjegjësi të opozitës, gjegjësisht njoftimi për bojkot të regjistrimit të popullsisë nga ana e opozitës.

Konsideroj se ky është vendimi më i keq që ndonjë subjekt politik mund ta sjell sepse, përveç që është ligjërisht i palejueshëm, bojkoti sjell vetëm konfuzion mes qytetarëve, dëm serioz për shtetin dhe asgjë të mirë, asgjë pozitive.

Thirrja për bojkot, pa marrë parasysh nëse është e paketuar në mënyrë të gabuar si një thirrje për mospjesëmarrje ose një thirrje për minimin e operacionit më të rëndësishëm statistikor për vendin, është sjellje e papërgjegjshme dhe mungesë e vetëdijes elementare që duke mos kryer regjistrimin e popullsisë bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë çdo aspekt ekonomik, arsimor, kulturor.

Qëndrimi i tillë është një shtytje e vetëdijshme e vendit në humnerë dhe kërcënimi se ne do të mbetemi si një vend i izoluar në botë që nuk ka të dhëna për të qenë në gjendje të planifikojë 5, 10, 50 ose 100 të ardhshëm vitet e së ardhmes së vet.
Kujt i konvenon të kemi të ardhme të planifikuar mbi të dhëna të gabuara më shumë se 20 vjet? Kush kujdeset nëse ne kemi dështuar në planet e zhvillimit? Askush nuk e dëshiron një vend të tillë si partner.
Asnjë investitor nuk do të tregojë interes për të investuar kur sheh se vendi nuk ka statistikat themelore mbi burimet e tij për forcën zyrtare të punës, tregun, zakonet e konsumit.

Sinqerisht, këtu në prani të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryetarëve të komunave të vendit tonë, e shfrytëzoj këtë mundësi për t’i bërë thirrje partisë më të madhe të opozitës që të bashkohet në këtë operacion të përgjegjshëm statistikor dhe të përmbushë me përgjegjësi detyrën dhe rolin e saj në atdhe.

Ne jemi këtu para jush për të treguar se sa e rëndësishme është që shteti dhe të gjitha institucionet e tij dhe palët e interesit në nivelin qendror dhe lokal të mbështesin Entin Shtetëror të Statistikës për të kryer me sukses operacionin e rëndësishëm strategjik statistikor – Regjistrimi i popullsisë 2021.

Edhe atë në shumë aspekte.

Vendit tonë i duhen patjetër të gjitha të dhënat që do i marrin nga regjistrimi i popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm operacion që duhet të jep pasqyrë për gjendjen etnike në vend, por përfshin shumë segmente, fakte, të dhëna, baza që mund të perceptohet zhvillimi, ngecja ose regresioni i një shoqërie.

Regjistrimi i qytetarëve, amvisërive dhe vendbanimeve ka rëndësi kyçe për çdo segment të jetës së qytetarëve ndërsa pas tij mund të krijohen masa dhe politika që u përgjigjen nevojave të vërteta të popullit – ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale, kulturore, me të cilën do të avancohen edhe të drejtat dhe përfitimet e tyre.

Është e rëndësishme që të përcaktohet numri i saktë i popullsisë në vend, jo vetëm i përgjithshmi, por edhe në secilin rajon të planifikimit, në secilën komunë, lagje…por gjithashtu sa është e rëndësishme të kemi pasqyrën e tërësishme në të gjitha bazat – mosha e popullsisë, arsimi, kualifikimet, vendbanimi. Ose për shembull kur janë në pyetje amvisëritë, vendbanimet, banesat – regjistrimi i popullsisë do të na jep përgjigje sa nga ndërtesat në të cilat jetojmë janë me efikasitet energjetik, nëse kanë qasje për personat me aftësi të kufizuara, sa amvisëri ngrohen me dru, sa me rrymë, sa me ngrohje qendrore…

Këto janë, të nderuar, të dhëna që kanë shumë domethënie.

Të dhënat nga regjistrimi kanë rëndësi të madhe edhe për pushtetin lokal. Ato janë thelbësore kur bëhet fjalë për planifikim të zhvillimit të bashkësisë, numrit të nxënësve ndaj kapacitetit arsimor, numri i fëmijëve nga mosha parashkollore ndaj kopshteve si institucione për kujdesin e fëmijëve.

Rëndësi të madhe për komunat janë edhe të dhënat për strukturën e kapaciteteve ekzistuese industriale, por më shumë për potencialet për zhvillim të atyre kapaciteteve që gjithashtu mund të identifikohen nga të dhënat statistikore.

Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë i zbulojnë edhe mundësitë e komunave për zhvillim të tregjeve lokale, potencialeve turistike.

Jo rastësisht vitin e kaluar Dita Evropiane e Statistikës u shënua nën moton “Të dhëna më të mira, jetë më e mirë”.

Le mos të harrojmë se regjistrimi i popullsisë është edhe obligim i yni si vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse kapitulli statistik është një prej kapitujve nga klasteri i parë në bisedime dhe prandaj në prill duhet të gjithë të kontribuojmë që përfundimisht ta mbyllim këtë çështje me sukses.

Të gjithë të tregojmë sjellje të përgjegjshme dhe të kontribuojmë ë regjistrimin e popullsisë si përgjegjësi shtetërore – të gjithë ne që jemi në pozita udhëheqëse në shoqëri në nivel qendror ose lokal, që të mund përfitimet nga treguesit statistikor ti kthehen popullit me politika të suksesshme.

Me pjesëmarrje në regjistrim të popullsisë çdo qytetar do të jep kontribut personal për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne. Ky është detyrimi ynë ndaj shtetit, ndaj vetes dhe fëmijëve tanë.

Të nderuar kryetarë të komunave, ju inkurajoj dhe ju ftoj të përfshiheni në të gjitha aspektet e regjistrimit të popullsisë, për të ndihmuar sa më shumë që të mundeni, për të kryer një operacion statistikor 100% të suksesshëm – Enti Shtetëror i Statistikës ka të gjitha kapacitetet profesionale, gjithçka që nevojitet është të ndjekim udhëzimet e tyre, të japim mbështetje maksimale dhe në fund të kemi një rezultat të përbashkët – një regjistrim të popullsisë të suksesshëm 2021 “.