Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, dy kryeministrat Rama dhe Abazoviq mbërrijnë në Kiev, takohen me Zelenskyn

Shpërndaje

Ashtu siç u fol edhe dje, kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç mbërritën sot në kryeqytetin e Ukrainës.

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Gjithashtu, kryeministri i Malit të Zi që ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Në vijim, Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama, Abazoviç dhe presidentit Zelensky.

Ndër të tjera Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Republikës së Ukrainës, Denys Shmyhal dhe më pas kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.