“Shqipëria dhe Mali i Zi na mbështesin”, Zelensky në konferencë me Ramën dhe Abazoviq: Nuk jemi konkurrentë për anëtarësim në BE

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbajtur një konferencë të përbashkët ku kanëfolur lidhur me sfidat për anëtarësimin në BE dhe mbështetjen që vendet e Ballkanit i kanë dhënë Ukrainës.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe posil ютьt ʹ mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”- shkruan Zelensky në facebook.

Zelensky falënderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.