Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë- Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave

Shpërndaje

Zgjidhja për sallat kirurgjike mund të diskutohet që në seancën e parë të qeverisë, thotë ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke paralajmëruar instalimin e një sistemi të ri që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.

“Pres lajmërim, ka ekspertizë nga më shumë institucione, që kanë bërë ekspertizë se pse ka erë dhe gazra tjera që i përdorin në sallat e operacioneve, unë mendoj që do të duhet në seancën e ardhshme të qeverisë, pra në seancën e parë të qeverisë të bisedojmë për këtë, eventualisht të instalohet komplet sistem të ri të mos rrezikojmë me jetën e pacientëve”, tha Arben Taravari.