Ky është mesazhi që i është dërguar shkollës në Tetovë për bombë

Shpërndaje

Sot ka pasur denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. E-mail kërcënues është marrë rreth orës 09:00, ndërsa ja çfarë shkruhet në të:

“Bombë është vendosur në shkollë. Do të shpërthejë shumë shpejt. Do të ketë viktima. Mos më pyesni asgjë, kam fshirë të gjitha dëshmitë, asgjë nuk do të pranojë, kjo është përshëndetja nga unë xoxo”, thuhet në kërcënim.