Snopçe: Ministrat e LSDM-së, Spasovski e Petrovska nuk e respektojnë gjuhën shqipe

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, shkruan gazeta LAJM.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i opozitës shqiptare tha se përgjigjet me shkrim që ka marrë nga dy ministrat në fjalë, për pyetjet që ka parashtruar në sencën e kaluar parlamentare, kanë qenë vetëm në maqedonisht dhe se gjuha shqipe është është injoruar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.