Rrufeja dogji katër shtëpi në Prilep, nuk ka persona të lënduar

Shpërndaje

Një goditje nga rrufeja mbrëmë rreth mesnatës dogji katër shtëpi në Prilep në rrugën “Kuzman Shapkarev”. Nuk ka të lënduar, shtatë banorë të Prilepit u shpëtuan, por u shqetësuan dhe tronditën sepse mbetën pa kulm mbi kokë. Njësiti zjarrfikës i Prilepit thirrjen e ka pranuar 12 minuta pas mesnate, menjëherë kishin mbërritur në vendngjarje dhe kanë intervenuar me 10 automjete dhe 17 zjarrfikës, ndërsa kanë shpëtuar edhe një person me nevoja të veçanta.