Sistemi gjyqsorë, zvarritjet e lëndëve kanë pasojë vjetërsimin!

Shpërndaje

Prolongimi i procedurave gjyqësore, ka si pasojë vjetërsimin e lëndëve, duke mundësuar shpëtimin nga përgjegjësia për vepra të ndryshme penale dhe korruptive të personave me ndikim, siç ishte rasti me akuzat ndaj ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Ekspeti juridik Fadil Xhelili vlerëson se kjo dukuri shpesh vjen si rezultat i ndikimeve nga jasht, ndërkaq këtu ndikon edhe mbrojtja e cila nuk zgjedh mënyra për të mbrojtur klientët.

“Deri te vjetërsimi i një lënde vjen zakonisht me zvarritje, propozimet për prolongim të seancave gjyqsore nga ana e avokatëve të të akuzuarve por edhe kur gjykjatësit nuk e bëjnë në mënyrë të përgjegjshme obligimin e tyre dhe ua mundësojnë prolongimet avokatëve. Zakonisht këtë veprim gjykatësit e bëjnë për dy motive. I pari është nga ndikimi i jashtëm gjegjësisht strukturat e pushtetit, ndikimi apo intervenimi nga funksionarë të lartë të shtetit dhe nuk përjashtohet edhe motive i dytë që mund të jetë nga elemente korruptive.”, tha eksperti juridik Fadil Xhelili.

Xhelili vlerëson se duhet punuar në minimizimin e vërejtjeve serioze nga ndërkombëtrët sa i përket gjyqësorit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Thekson se nuk tregohet seriozitet në këtë drejtim ndërsa potencon nevojën për formimin e një organi të ri kryesisht profesionist dhe apartiak, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta.

“Mendoj se duhet ndonjë lloj reforme që mund të jetë edhe model i vetingut si është në Shqipëri. Sado që ka vështirsi ka suksese të caktuara dhe është duke u zhvilluar. Mendoj se në Maqedoni mund të jet edhe model tjetër apo model i përzier. Jam i mendimit se duhet të formohet një organ i posaçëm i ciili do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nuk mundet që këto organe që kemi të përballen me luftën kundër korrupsionit pasi që e dimë se zhvillohet nga pushtetarët dhe funksionarët e pushteit. Ai organ të hetojë aferat korruptive të funksionarëve të lartë dhe të hapë lëndë në prokuroritë e rregullta.”, tha Xhelili.

Pas disa raporteve ndërkombëtare kritike për sistemin e drejtësisë dhe ngecjen e vendit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, propozoi veting në gjyqësor me mbikqyrje ndërkombëtare.(TVM2)