Situata në Ukrainë, Sela me kritika ndaj Qeverisë: Vepra, jo fjalë!

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në profilin e tij në Facebook ka dënuar veprimet e Rusisë ndaj dy territoreve separatiste në Ukrainë, përcjell TV21. Sela ka ftuar Qeverinë që t’i bashkohet sansioneve të BE-së ndaj Rusisë pa ngjarjeve në Ukrainë.

Postimi nga Sela:

Bashkohem me aleatët tonë në dënimin e njohjes nga Rusia të dy territoreve separatiste në Ukrainë, një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë dy vendet e vetme kandidate për BE nga Ballkani Perëndimor që bojkotojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën.

Serbia si Serbi, është konsistente në qasjen e saj dhe kryesisht hesht karshi agresionit rus.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër ka lëshuar disa deklarata hipokrite, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Andaj, i bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që t’u bashkohet partnerëve tanë, BE-së dhe SHBA-së, për të reaguar me unitet, rreptësi dhe vendosmëri. Vepra, jo fjalë!