Ali Ahmeti: Kosova humbi veprimtarin dhe luftëtarin e kauzës së saj të lirisë

Shpërndaje

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përmes një postimi ka përkujtuar Isa Elshanin i cili u nda nga jeta një ditë më parë Ali Ahmeti u ka shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Isa Elshanit

“Kosova humbi veprimtarin dhe luftëtarin e kauzës së saj të lirisë që nga vitet e 60′-ta, ndërsa unë mikun e idealit kombëtar, Isa Elshanin”ka thënë kreu i BDI -së.

Ai më tej është shprehur se bashkë u njohëm dhe vepruam në Këshillin e Përgjithshëm të LPK-së, ndërsa për kontributin dhe atdhedashurinë e tij do të flasim me krenari sa të jemi gjallë ne shokët e tij të idealit.

Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Isa Elshanit. Qoftë i paharruar kujtimi për të!ka shkruar lideri i NDI së.