Aziri: Refuzimi i amendamentit të ASH-së, padrejtësi e Qeverisë ndaj punëtorëve

Shpërndaje

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri gjatë mledhjes së djeshme të komisionit për punë dhe politikë sociale sqaroi arsyetimin e propozim amandametit të grupit parlamentar të ASH-së rreth pagës minimale, ndërkaq ky amandament u refuzua nga Ministrja Trençevska, përcjell in7

Aziri sqaroi se me këtë amandament propozohet që pas nenit 4 të shtohet neni i ri 4 si vijon: Dispozitat ekzistuese për të drejtat e rrogës të rregulluara me ligje të veçanta, rregullat e përgjithshme dhe marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive ekzistuese në të cilën lartësia e rrogës është më e vogël se lartësia e rrogës minimale e përcaktuar me këtë ligj do të harmonizohet me shumën e rrogës minimale.
Të përcaktuar me këtë ligj më së voni deri në afatin e përcaktuar, me ligj për pagesën e rrogës për muajin mars të vitit 2022.
Neni 2: Dispozitat nga ligjet e veçanta rregullat e përgjithshme për marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive eksistuese që nuk do ta harmonizohen me dispozitat e këtij ligji me afatin nga paragrafi 1 i këtij neni, pushojnë dhe të vlejnë dhe për to zbatohen dispozitat e këtij ligji.

Azimi më tej theksoi se do të vazhdoj me arsyetimin për shkak se vlerësoj se është kategori e rëndësishme e qytetarëve të cilët nuk përfshihen me këtë ligj.

“Këtë amandament e propozojmë që të përfshihen të gjitha kategoritë e të punësuarve në vend të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji marrin rrogë ose rrogë minimale të harmonizuar me lartësinë e rrogës minimale të harmonizuar me ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për rrogën minimale në R. e Maqedonisë së Veriut gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë së Veriut numër 239 / 19, shuma e së cilës përcaktohet me ligje të veçanta ose rregulla të përgjithëshme për marrëdhënie të punës ose marrëveshjet kolektive.

Kuvendi i R. së Mqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur me 14 nëntor të vitit 2019 miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për pagë minimale në Maqedoninë e Viriut, gazeta zyrtare 239/19 me të cilën rroga minimale është 14.500 denarë në shumë neto duke filluar me pagesën e rrogës së muajit dhjetor të vitit 2019 përfundimisht me pagesën e muajit mars të vitit 2020.

Me ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për nëpunësit administrativ gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë së Veriut numër 275/19, ishte vendosur qëllimi themelorë për miratimin e tij që është arritja e barazisë së punëtorëve në sektorin privat dhe publik me pagesa më të ulëta përmes vendosjes së shumës së njejtë të rrogës minimale të përcaktuar me ligj.

Me propozim masat për subvencionimin e kontributeve sociale me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të rrogave dhe rritjes së rrogës minimale neto me ligj në nivelin prej 14.500 denarëve në sektorin privat në mënyrë të pashmangshme ngritën çështjen e barabartë me qëllimin e arritjes së rrogës së njejtë minimale në sektorin publik dhe privat.

Pika e mëparshme në pjesën e rrogës për nivelin e nëpunësit administrativ të vlerësuar për nivelin G-4 ishte 146 dhe për ta arritur nivelin e rrrogës minimale për këtë kategori të nëpunësve administrative duhej bërë ndryshimi ligjorë pra ngritja e pikës nga 146 në 159.
Mirëpo rroga minimale e propozuar sipas këtij propozim-ligji prej 18.000 denarëve bën pabarazi shtesë, gjegjësisht ndryshim në rrogat e nëpunësve ndihmës-profesional administrative të disa niveleve madje dhe në organe të caktuara të administratës shtetërore apo institucionet e sektorit publik e mbulon këtë kategori G të punësuarve në administratë.
Meqenëse në disa ligje ka pikë të saktë në pjesën e rrogës për nëpunësit shtetëror dhe me vendim për përcaktimin e vlerës së pikës, për llogaritjen e rrogave të nëpunësve shtetëror në një vitë të caktuar, Qeveria dhe Kuvendi e përcaktojnë shumën e saj. Është e nevojshme që përmes një dispozite të këtill kalimtare dhe udhëzuese të sigurohet siguri juridke për këtë kategori të nëpunësve shtetëror që do ta zvogëloj pabarazinë në të ardhurat do të zvogëlohet varfëria dhe të mundësohet standard më i mirë jetëse për nëpunësit administrative që marrin rrogë minimale për familjet e tyre.

Arsyetimi ishte më i gjatë për shkak se bëhet fjalë për një kategori të qytetarëve të nëpunësve administrativ të shërbyesëve teknikë, operacional e kështu me radhë të cilët gjatë kohë mbeten jashtë kategorisë së personave të përfaqësuar në kuadër të rrogës minimale.
Me ligjin e propozuar tani hendeku ose pabarazia rritet ende më tej me këtë kategori të qytetarëve. Andaj, vlerësoj se ky amandament është shumë i nevojshëm të pranohet sepse nëse nuk pranohet dhe nëse nuk inkorporohet në kuadër të ligjit për të ndryshim dhe plotësimin të ligjit të ri të propozuar atëher vlerësoj se kjo kategori do të jenë të hendikepuar do t’u bëhet një padrejtësi, do të rritet edhe më tej hendeku dhe do të mbeten në prag të varfërisë”, përfundoi arsyetimin e tij rreth amandamentit të propozuar nga ASH, depueti Aziri.

Ndërkaq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jordanka Trençevska e refuzoi kë amandament.

Në replikën e tij drejtuar ministres Trençevska, Azir tha se deklarata juaj që nuk e pranoni këtë amandament në formë të prerë dhe në formë të shkurt në mënyrë të zhdrejtë e pranon se është një kategori e qytetarëve e cila nuk përfshihet në propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për rrogën minimale. Pra mbetet që kjo kategori jashta këtij ligji.

Replika e plotë:

“E nderuara Ministreshë, sinqerisht ua them shumë sinqerisht ne si grup parlametar kemi pritje që këtë amandament do ta pranoni. Deklarata juaj që nuk e pranoni këtë amandament në formë të prerë dhe në formë të shkurt në mënyrë të zhdrejtë e pranon se është një kategori e qytetarëve e cila nuk përfshihet në propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për rrogën minimale. Pra mbetet që kjo kategori jashta këtij ligji.

Ne e dimë që përafërsisht një poenë është dikund 81.6 denarë dhe nëse llogaritet poeni dhe vlera e poenit të cilën e ka kjo kategori e qytetarëve atëherë shumë lehtë mund ta arrijmë në konstatim se rroga e këtyre nuk do të ndryshohet po do të mbetet 14.500 denarë. Pra do të rritet hendeku prej 14.500 në 18.000 hendeku është 3.500 denarë ndërsa hendeku i këtyre ka qenë i vogël deri sa ishte rroga minimale eksistuese. Pra me këtë ligj dhe me këtë mospranim të amandamentit ne jo që harmonizojmë, jo që e barazojmë, jo që e risim rrogën minimale të ësaj kategorie por përkundrazi u bëjmë padrejtësi dhe i përjashtojmë nga kjo e drejtë. Edhe nga subvencionimi nëse doni ka edhe personel administrativ siç janë: referentët e rinjë të cilët mbesin me rrrogë prej 14.500 denarëve nëse ne nuk i aplikojmë këto dispozita.

Pra, për atë arsye e nderuara Ministreshë dhe të nderuar deputet kur ka vërejtje prej deputetëve që keni paqartësi vetë në propozim ligjin, keni paqartësi vet të kategorisë të qytetarëve që i ngërthe ky propozim ligj, keni paqartësi edhe reth asaj se a mund të intervenohet në rrogat e tjerëve ose jo? Mos tu mbetet hatri se këto reagime të juaja kaq inferiore, kaq të prera neve na çojnë në këtë konstatim. Konstatimi është se ralisht nuk jeni duke i përfshi të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilat jetojnë në prag të varfërisë dhe unë sinqerisht edhe tash po e përsërisë nuk e kuptoj se pse po refuzohet ky amandament kur e dijmë që me propozim ligjin eksistues një kategori shumë serioze e qytetarëve mbesin të pa përfshirë dhe mbetet një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk do ta marrin rrogën minimale.

Andaj edhe ky intervenim i yni është për ta bërë të qartë te qytetarët se ne si Aleanca për Shqiptarët si opozitë po i bëjmë intervencat tona megjithatë është refuzimi ofendues ndoshta i shumicës parlamentare për një gjë të tillë”, tha Aziri.