Kurti: Ushtrimi Defender Europe 23, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë

Shpërndaje

Postimi nga KURTI:
Ushtrimi Defender Europe 23 (Mbrojtësi i Evropës 23), është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Siguria e kontinentit Evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e don: të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë.

Forca e Sigurisë së Kosovës nikoqire për herë të dytë e këtij ushtrimi më të madh ndonjëherë në vend. E katërta me radhë me mbi 1300 ushtarakë, në mesin e 25 ushtrive të vendeve të NATO-s në krahë të 24 mijë ushtarakëve.