MaqedoniTop Lajme

Lëvizja BESA me vendim për ministra dhe zv.ministër: Fatmir Limani i Politikës Sociale, Besar Durmishi i Ekonomisë dhe Punës, Sedat Sulejmani i Kulturës dhe Turizmit

Shpërndaje

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së, përcjellë ALBAZONE MEDIA.

KOMUNIKATA e plotë:

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së.
Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.
Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëri konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës:
– Luftën kundër krimit dhe korrupsionit
– Realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe
– Zhvillimin ekonomik të vendit.
Lëvizja BESA
13 Qershor, 2024