BotaTop Lajme

Maldivet i ndalojnë hyrjen izraelitëve

Shpërndaje

Qeveria e Maldiveve ka vendosur të ndryshojë ligjet për të ndaluar mbajtësit e pasaportave izraelite të hyjnë në arkipelagun e Oqeanit Indian, mes zemërimit në rritje të publikut në vendin me shumicë myslimane për sulmet nga forcat izraelite në Gaza.

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Ali Ihusan gjatë një konference për shtyp duke sqaruar se qeveria ka ngritur një komitet të posaçëm të ministrave për të përshpejtuar procesin.

“Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të ndaluar hyrjen në Maldive të individëve me pasaporta izraelite sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ihusan.

Maldivet pranojnë më shumë se 1 milion turistë çdo vit, duke përfshirë rreth 15,000 nga Izraeli. Reagimi për vendimin e Maldiveve ishte gati nga Tel Avivi, përmes Ministrisë së Jashtme të Izraelit.