Pas gjashtë vjetësh del nga burgu ish ministri Mile Janakieski

Shpërndaje

Pas 6 vitesh burg, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski ka dalë në liri. I akuzuar në shumë raste të ish PSP-së dhe i dënuar për rastet “Titanik”, “Shkallët spanjolle” dhe “27 prilli”, Janakieski përfundoi denimin me burg dhe doli në liri.

Që nga viti 2018 ai ka qenë në burg dhe në burg shtëpiak. Vitin e kaluar fillimisht ishte në Idrizovë, e më pas në Shutkë, kurse në mars të këtij viti Gjykata e Apelit për rastin “Titanik”, Janakieskin e liroi me kusht.

Përshkak se përndiqeshte për disa procese gjyqsore, ai çdo ditë i shoqëruar nga policia dërgoheshte në gjykatë dhe më pas ktheheshte në burg. Pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, Janakieski përfundoi në paraburgim. Paraburgimin e tij, Gjykata Evropiane e vlerësoi si të paligjshëm. Gjykata Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut vitin e kaluar e publikoi vendimin, sipas të cilit masa e paraburgimit për rastet gjyqsore “27 prilli” dhe “Shkallët spanjolle”, kundër ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i ishte shkelur e drejta e nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas vendimit, shteti duhet t’i paguaj Janakieskit dëmshpërblim prej gjithësej 6 100 eurosh, prej të cilave 3 900 për dëmshpërblim jomaterial dhe 2 200 euro për shpenzime.

Ndërkohë, ndryshimet e Kodit Penal, e shpëtuan Janakieskin nga përndejkja e mëtejshme në rastet “Toplik” dhe “Talir”, përshkak të vjetërsimit të rasteve.