Publikohen pamjet nga incidenti i armatosur në East Gate

Shpërndaje

Janë publikuar pamjet nga momenti i incidentit të armatosur në Q.T East Gate.

Në video shihet sesi dy persona, tashmë të plagosur, dalin nga palestra dhe drejtohen drejt daljes dhe shkallëve më të afërta.

Një person me kapelë dhe me kufje afrohet nga mbrapa, më pas qëllon mbi ta dhe ikën.

Njoftimi nga MPB:

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat me armë në Qendrën Tregtare “East Gate”.

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur Rade Trajkovski Shtekli dhe një person tjetër.

“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB.