Bota

Detaje të reja për sulmuesin: U regjistrua si republikan, më herët kishte bërë donacione për demokratët

Shpërndaje

Personi që për tentim atentatin ndaj Trump, Thomas Matthew Crooks, është i regjistruar si republikan dhe se ai kishte bërë një donacion prej 15 dollarësh për një grup të lidhur me demokratët.

Kështu po raporton prestigjiozja amerikane ‘CNN’, ku sipas mediumit Crooks jetonte në periferi të Pittsburgh të Bethel Park, rreth 60 kilometra larg tubimit të Trump, ku autoritetet thonë se ai qëlloi ndaj ish-presidentit.

Crooks ishte regjistruar për të votuar si republikan, sipas një liste të votuesve të Pensilvanisë që përputhej me emrin, moshën dhe adresën e të dyshuarit.

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai do të votonte.

Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i listuar si Thomas Crooks me të njëjtën adresë i dha 15 dollarë një komiteti të veprimit politik të linjës demokratike të quajtur Projekti Progresiv i Pjesëmarrjes në Janar 2021.

donald trumpThomas Matthew Crooks