Liqeni Treska në harresë! Dikur ishte vendi më atraktiv në Shkup, tani është mbuluar nga bari

Shpërndaje

Liqeni Treska në Saraj të Shkupit dikur ishte vendi më atraktiv për qytetarët gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ishte i përmbushur me vizitor të cilët freskoheshin dhe argëtoheshin.

Por shikoni se si duket sot!

Në vend të ujit, tani është mbuluar me barë dhe dëgjohet vetëm cicërima e zogjve.

“Liqeni Treska dikur ka qenë një vend argëtimi dhe pushimi për të gjithë qytetarët ku mblidheshin me familjen dhe shoqërinë e tyre për të pushuar këtu, ndërsa tani siç mund të shihet është e gjitha e mbuluar nga bari”, raporton TV21.

E kjo ishte pjesa ku më herët kishte pishina për fëmijë, e tani këtu mund të shihen vetëm gërmadha.

Ndërsa shihen edhe kullosa.

Në vitin 2013 komunës së Sarajit, nga ana e Qeverisë iu dhanë kompetencat për revitalizimin e këtij liqeni, më pas u premtua disa herë nga ish kryetarët e komunës që do të rregullohet, por pa sukses!

Para 3 viteve Blerim Bexheti, tha se janë duke punuar për këtë projekt urbanistik dhe tha se do të vendoset sërish në funksion, por siç duket nuk është bërë asgjë.

Tani Bexheti për TV21 informoi se e njëjta është kthyer në kompetenca të qeverisë.

Pyetëm edhe në ministrinë e ekonomisë se a do të ndërmerren masa për rregullimin e këtij liqeni por deri tani nuk morëm përgjigje.

Ndryshe ky liqen artificial gjendet në komunën e Sarajit, me një sipërfaqe 136.000 м2 ku thellësia është nga 1.6 m deri në 3 metra. Ky kompleks rekreativë është ndërtuar në vitin 1978.