Lulëzim Agai emërohet drejtor në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben taravari ka njoftuar se Lulëzim Agai është emëruar drejtor në Klinikën e Neurologjisë në Shkup, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Jam i lumtur që d-r Lulëzim Agai, neurokirurgu i parë shqiptar nga Maqedonia, sapo është emëruar drejtor i Klinikës Universitare për Neurokirurgji në kampusin “Nënë Tereza” të Shkupit. Një burrë i mençur që e bën edhe më të pasur e më të mirë këtë kampus klinik”, shkruan Taravari.