Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Nish-Beograd, ndërron jetë një grua nga Radiovca e Tetovë

Shpërndaje

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë.

Fatmirësisht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar.

Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.

Siç bëhet e ditur, familja është nga fshati Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rreth 30-tave.