Maqedoni

Dauti: Bizneset që fitojnë më shumë do paguajnë më pak! A ka mundësi ta kenë thënë me të vërtetë?!

Shpërndaje

Çfarë stimuli i jashtëzakonshëm i ekonomisë gri e cila edhe ashtu në Maqedonine e Veriut sipas matjeve nga institucionet relevante të jashtme dhe të vendit, arrin deri në 40% të Bruto Prodhimit Vendor dhe e cila me kujdes dhe delikatesë duhet të futet nga skema informale në ekonominë formale që të gjenerojë të hyra në buxhetin e shtetit.

Çfarë goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla e të cilat nëse shteti do mundej, kanë nevojë për lehtësime që të forcohen dhe të rriten, e jo t’i nënshtrohen sistemit të mbrapsht tatimor, të paguajnë më shumë sepse fitojnë më pak.

Pra, propozohet fiks e kundërta e asaj që duhet te ndodhë.

Ndërkohë, fjala tallëse që ju sugjeruan mësimdhënësve, vetëmotivoheni se nuk ka para buxheti duket që do vlejë gjatë dhe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe jo vetëm.

Shkruan deputetja e ASH-së (Frontit Europian), Ilire Dauti