Edi Rama i lumtur dhe krenar me medalistet olimpike të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.
Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.
Ndërkohë Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.