Në UT u mbajtën provimet pranuese

Shpërndaje

Në Universitetin e Tetovës sot u mbajtën provimet pranuese në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme, Mjekësi Dentare, Farmaci, Arkitekturë, Mësim Klasor, Edukim Parashkollor, Kulturë Fizike dhe Shëndetësi, Trajner i Sportit, Art Figurativ, Art Muzikor dhe Art Dramatik.

Komisionet përkatëse, brenda ditës do t’i njoftojnë të gjithë kandidatët përmes adresës elektronike për rezultatet e provimeve, ndërsa rezultatet preliminare do të publikohen më 2 shtator në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk