Policia konfiskon edhe 58 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Ferizaj (Foto)

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka konfsikuar pasditen e së mërkurës 58 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Ferizaj.

Njoftimi nga policia:

Aksioni i Policisë Rajonale të Ferizajt

Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion.

Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.

Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore.