Kronikë e zezëRajoni

Aksident në Dibër, 16-vjeçari përplas me makinë të miturin, largohet nga vendngjarja

Shpërndaje

Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Dibrës pasditen e kësaj të marte.

Një 16-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Bëhet me dije se 16-vjeçari është kapur dhe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa fëmija i mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje”, thuhet në njoftim.