“Mirë se vini në shtëpi – Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë”, Osmani i drejtohet Begajt

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia ka dhënë Kosovës.

“Në emër të gjithë popullit iu jemi shumë mirënjohës për kontributin e dhënë. Mirë se vini në shtëpi”, ka thënë Osmani.Gjatë konferencës së përbashkët për media, Osmani ka folur edhe për situatën në rajon.

Ajo e ka akuzuar Beogradin që e ndikuar nga Rusia dëshiron destabilizimin e rajonit.“Shpresoj që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.