BotaTop Lajme

Erdoğan shpreh dëshirën e Türkiyes për t’u bërë anëtare e përhershme e KS-OKB-së

Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur dëshirën e Türkiyes për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu.

“Si Türkiye po përpiqemi për t’u bërë anëtare e përhershme, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai pas namazit të xhumasë në Istanbul.

Erdoğan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Türkiyes.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA – dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.