Erdogan telefonatë me Putinin: Armëpushimi i përhershëm do t’i hapte rrugën zgjidhjes afatgjatë

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedën telefonike u diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe situata humanitare në terren.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se Turqia ruan qasjen e sinqertë që ka shfaqur që në fillim për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai ka theksuar se nëse shpallet një armëpushim i përhershëm, do të hapet rruga për një zgjidhje afatgjatë, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij të sinqertë për rezultate pozitive nga bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke vënë në dukje se arritja e konsensusit për disa çështje mund të kërkojë bisedime në nivel liderësh, presidenti Erdoğan përsëriti ofertën e tij për të pritur presidentin rus Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll ose Ankara.

Duke theksuar se nga lufta nuk do të përfitojë asnjë palë dhe se duhet t’i jepet një mundësi diplomacisë, Erdoğan tërhoqi vëmendjen edhe për nevojën për të vëzhguar situatën humanitare në terren dhe për funksionimin efektiv dhe pa probleme të korridoreve humanitare në të dy drejtimet.