Aliu: Mbi STATUTIN e “Aleanca për Shqiptarët”!

Shpërndaje

Shkruan: Qenan Aliu

(Me shkas)

Mbi STATUTIN e ,Aleanca për Shqiptarët,!

Një ndër dokumentet thelbësore të një partie politike është edhe STATUTI. Çdo subjekt politik me këtë përcakton mënyrat dhe format e organizimit të saj.Por jovetëm kaq, me këtë përcaktohen edhe procedurat për: vendimmmarje, zgjedhje,rizgjedhje, shkarkim,plotësime dhe ndryshime,notohen organet e subjektit politik,kompetencat e tyre,të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve,funksionarëve etj etj.

Shikuar në këto kondita, STATUTI i ,Aleanca për Shqiptarët, përgjithësisht (duke e lexuar si material në faqen zyrtare) i ka të etabluara mënyrat,format, strukturimin dhe procedurat që ngërthejnë në vete frymë demokratike dhe liberale. Por larg asaj se mund të gjeni dikund Statut që do të kualifikohej nga gjithsecili si dokument ideal dhe pa të meta. Pa hezitim se edhe Statuti aktual ka nevojë për plotësime dhe ndryshime, kuptohet duke ia përshtatut rrethanave dhe kohës. Krejt kjo në kuptim të ristrukturimit të subjektit nga baza e deri tek hierarkia e partisë.

Mbase ka nevojë prë shmangëjen e gjërave të cilat nuk mund të jenë materje që rregullohen me këtë dokument por që janë materje të programës dhe platformës politike të subjektit.
Pra fundja edhe sikur të shkruani një Statut ,ideal, demokratik dhe skajshmërisht liberal, por nëse ai nuk i përshtatet rrethanave dhe kohës në shoqëri në të cilën funksionon subjekti politik, mosrrespektimi i tij (sipas praktikave) shkakton përçarje dhe mospajtime në anëtarësi. Meqë demokracia është procedurë, atëherë rrjedhimish mosrrespektimi i procedurave do të ishte cënim i demokracisë. E mbase partitë politike janë hallka shumë të rëndësishme në shoqëri (por jo edhe vlera kombëtare), nëse brenda saj nuk funksionon demokracia ,subjekti rrjedhimisht nuk do të ishte demokratik edhe kur të mer pushtetin në zgjedhje. Sepse çdo parti ka për synim ardhjen në pushtet për ti vënë në ligjësim synimet e saj programore.

Ajo që është për tu theksuar, më duket se ,Aleanca për Shqiptarët, është i vetmi subjekt politik në Maqedoninë e Veriut (ndoshta ka edhe ndonjë nuk jam në dijeni) që me normë statutare ka limituar mandatet e kryetarit të partisë si organ i saj. Dhe shih për këtë është normuar-,,Kryetari i partisë zgjidhet me mandat 4 vjeçar me të drejtë edhe për NJË RIZGJEDHJE,,.
Bazuar në faktin se partia politike në përputhje me ligjin ka cilësinë e personit juridik, rrejedhimisht kongresi i planifikuar i kësaj partie për nga radha është i rregullt i DYTI edhe ate me karakter zgjedhor. Pra ,Aleanca për Shqiptarët, është brend politik që organizon kongresin e dytë të rradhës. Bazuar në faktin se ky subjekt u themelua si rrjedhojë e FRAKCIONIT në subjektin paraprak, cilësinë e personit juridik e merë me brendin e ri ,Aleanca për Shqiptarët, në këtë kontekst është gabim të supozohet se kryetari aktual , z. SELA shkel statutin. Pra rikandidimi edhe për një mandat është në përputhje me normën statutare, por është plotësisht kompetencë e Kongresistëve se a do ti fitoj Ziadin Sela numrin e nevojshëm të votave në Kongres edhe pse sipas të dhënave do të jetë e vetmi kandidat i interesuar.

Fundja Ziadin Sela mund të kritikohet edhe për çështje të tjera gjatë funksionimit të partisë, por jo edhe për gjoja shkelje statutare për rikandidimin.

Mendimet ndryshe lidhur me organizimin e partisë, shmangëjen e të metave, synimin për përmirësimin e lëshimeve eventuale janë të shëndetshme si për subjektin ashtu edhe për demokracinë. Aq më tepër kur ky Statut e ka të notuar edhe FRAKCIONIN si grup i organizuar që në forma demokratike të propozojë alternativat e saj gjithmon në të mirë të subjektit politik. Kuptohet frakcionizmi është i shëndetshëm për një subjekt kur ai kultivohet me kulturl politike jo me animozitete dhe sjellje të ulta.Veprim tjetërfare i frakcionit si grup padyshim se e lëndon jo vetë arkitekturën e partisë por edhe kauzën që synon ta arijë partia.

Megjithate uroj që Kongresi të ketë mbarvajtje të sukseshme, duke i ofruar të gjitha mendimet ndryshe, gjithmon për të mirën e gjithmbarëshme. Gjithsecili nga ne jemi vdekatar, prandaj shpesh na ndodh edhe gjatë marjes me politikë të pajtohemi edhe me ate që nuk jemi dakord, sepse gjithçka në politikë si në jetë është relative.

p.s-Unë edhe pas këtij opinioni mbaj të drejtën për të atakuar këtë subjekt politik mbase edhe kryetarin e saj kush do që të jetë ai.