Kryeministri hungarez mbërriti në Ohër, në delegacionin qeveritar rreth 10 ministra
Kryeministri hungarez Viktor Orban sot pasdite ka mbërritur në Ohër, ku nesër do të ketë takim tet-a-tet me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Orban, siç informojnë burime qeveritare, ka mbërritur me një delegacion të madh në të cilën përbërje janë edhe 10-të ministra.
Sipas agjendës, nesër pas takimit të të dy kryeministrave, do të mbahet seancë ndërqeveritare pas të cilës Mickoski dhe Orban do të mbajnë konferencë për shtyp.
Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore, është parashikuar edhe shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, Teatrin antik dhe kompleksin e manastirit Shën Naum, ndërsa kryeministrat e të dy vendeve do të vendosin lule para monumentit të Shën Kiril dhe Metodi në Ohër .
Në Ohër vërehet rritje e sigurisë policore. Në rrugët “Ilindenska” dhe “Kosta Abrash” sot dhe nesër ndalohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve, ndërsa përderisa automjetet e delegacioneve janë në lëvizje do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një pjesë e rrugës kryesore Kërçovë-Ohër, nga aeroporti deri në kryqëzimi “Raspaqe”, përgjatë bulevardeve “Turistike” dhe “Iluministët maqedonas”, rrugër “Abas Emin” dhe “Kiril dhe Metodij” si dhe rruga rajonale Ohër – Shën Naum.
Orban vjen në vend pas 10 viteve pasi në vitin 2013 ishte dekoruar me Urdhrin “8 shtatori” për merita të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin paqësor të Maqedonisë dhe Hungarisë.
Hungaria aktualisht kryeson me BE-në, ndërsa Orban në gjysmën e dytë të vitit është edhe kryetar i Këshillit të Bashkimit Evropian.