LAJMI I FUNDIT: Nga 30 studentë, vetëm një shqiptar pranohet në Akademinë Ushtarake

Shpërndaje

Akademia e vetme Ushtarake në vend – “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup, këtë vit akademik e nis me vetëm një student shqiptar dhe me 29 maqedonas, shkruan gazeta KOHA.

Akademia Ushtarake ditë më parë e ka nxjerr listën e kandidatëve të pranuar, ndërsa nga 30 studentë të ardhshëm, vetëm maturanti Ramadan Imeri është selektuar nga Komisioni pranuar, ndërsa 29 të tjerët janë maqedonas.

Në faqen zyrtare dhe në Listën e maturantëve të pranuar, nuk jepet asnjë informatë sesa maturantë shqiptarë kanë aplikuar për studime në Akademinë e vetme Ushtarake në vend.

Megjithatë, ndryshe nga sivjet, vitet e kaluara, minimumi pesë maturantë shqiptarë kanë fituar vend në Akademi, sikurse që ishte rasti me vitin e kaluar akademi, ku gjashtë maturantë shqiptarë janë pjesë tashmë e studimeve ushtarake.

Ndryshe, studentët që diplomojnë në Akademi, kanë vend të sigurt pune në Armatë dhe interesimi për Akademinë Ushtarake është rritur kohët e fundit.