Partitë në Parlamentin bullgar të njëzëshme rreth deklaratës për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit popullor të Bullgarisë sot e miratoi deklaratën për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, propozuar nga partia e djathtë ekstreme “Rilindja”, transmeton BTA.

Partitë e përfaqësuara në parlament gjetën konsensus dhe u bashkuan rerth tekstit të deklaratës, e cila me korrigjime të vogla amandamentesh është miratuar unanimisht në komision.

Shkas për takimin e jashtëzakonshëm dhe miratimin e deklaratës, siç ceket, “janë një sërë deklaratash natibullgare të politikanëve krysor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë për qëllim t’i minojnë marrëdhlniet bilaterale dhe ta paraqesin keq Bullgarinë para partnerëve evropianë”, si dhe “refuzimin e RMV-së për t’i përmbushur kushtet e parapara në kprnizën negociuese, që do t’i mundësojë vendit të fillojë proces të vërtetë të negociatave për integrim evropian”.

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov, paralajmëroi se deklarata sot do të miratohet nga Kuvendi popullor i Bullgarisë në mbledhje plenare.

“Më e rëndësishme që sot e japim si shenjë është se politikanët bullgarë, shteti bullgar, të gjitha partitë janë të bashkuara kur është në pyetje fqinjësia e mirë mes dy vendeve dhe secili që do ta shkelë, duhet t’i bartë prëgjegjësitë”, deklaroi Borisov.