Grubi: As Mickoski e as “Shën Micko” nuk e ndalin dot Korridorin 8 dhe 10D

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në vendosjen e gurthemelit për Korridorin 10D, aksin Prilep-Manastir, tha se i ka ardhur fundi marrjes peng të Kuvendit nga opozita për ndërtimet e korridoreve. Grubi tha se kjo shumicë parlamentare , ky koalicion qeverisës do të mundësojë përfundimin e projekteve të njëjta.

“As Mickoski e as “Shën Micko” nuk mund ta ndalojë këtë projekt. Ky projekt do të vazhdojë dhe t gjitha qeveritë, ndërsa qeveria e ardhshme do të jetë e njëjtë siç është kjo sot, do ta përfundojë këtë projekt, do t’i presë shiritat dhe të gjithë qytetarët do të voziten në to”, tha Grubi.

Postimi nga Grubi:

✅Vendosëm sot gurëthemelin e Korridorit 10D, projektit që bashkë me Korridorin 8 janë perspektivë e domosdoshme bashkëkohore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Askush nuk mund ta ndalë më ndërtimin e ️, i ka ardhur fundi pengmarrjes dhe bllokadës së Kuvendit, të projekteve, të së ardhmes së qytetarëve.