Ahmeti publikon video përmbledhje të deklaratave të Mickoskit
Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar një video përmbledhje me deklarata të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që sipas kreut të integristëve, janë udhëzime publike që i pari i ekzekutivit po u jep gjykatësve në Kushtetuese.
“Kronikë e shkurtër e një paralajmërimi të dokumentuar paraprak të vendimeve të qeverisë dhe të udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe publike politike për Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ahmeti në postimin e bërë të video materialit.