MaqedoniTop Lajme

BDI: Ligji i ri të ishte përgatitur më herët

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka qëndrim konkret për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski që propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë, para se të miratohet, të dërgohet në Komisionin e Venecias. Siç thotë Diana Toska nga BDI, fillimisht duhet të shihet propozimi se çfarë përmban.

“Ligj për Përfaqësim të Drejtë nuk e di si do ta bëjnë, nuk e di se çfarë do të ketë në atë ligj. Atë është dashur ta bëjnë para se të sillet vendimi për heqjen e balancuesit. Pra, të bëhet një debat publik, më parë të tregohet, të jepet si propozim-ligj dhe pastaj ta shohim se a është më i mirë. Ja për shembull balancuesi tani dhe do ta shohim se çfarë do të ofrojnë ata”, tha Diana Toska, deputete e BDI-së.