RajoniTop Lajme

Dalin pamjet e reja: Ilir Meta tërhiqet me forcë nga vetura, përpiqet t’i rezistojë arrestimit

Shpërndaje

Janë publikuar pamje të reja nga momenti kur ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë në Tiranë.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur policë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me forcat speciale të policisë e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Pamjet e reja të publikuara nga Reporteri.net tregojnë Metën që refuzon të dalë nga vetura, ndërsa forcat e policisë e tërheqin jashtë me forcë.