Ahmeti: Sa bukur dukej sheshi Skënderbeu mbrëmë, të festojmë edhe në Tetovë

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmjet një statusi në facebook ka shprehur kënaqësinë për bukurinë që dje ju dha sheshit Skënderbeu në Shkup me rastin e 20 vjetorit të BDI-së.

Sa bukur dukej Sheshi Skenderbeu mbrëmë!

Festë e merituar e qytetarëve për të shënuar krenarinë e një rrugëtimi dy dekadësh triumfesh kombëtare dhe shtetërore, si dhe për të vazhduar të frymëzuar, me energji të re rrugëtimin e arritjeve të reja!

Le të festojmë edhe sot me eufori në ora 20:30 në Sheshin Iliria në Tetovë!