BotaTop Lajme

Dalin PAMJET/ Si ndodhi sulmi terrorist në Ankara me 4 viktima dhe 14 të plagosur

Shpërndaje

Një sulm terrorist është kryer në selinë e Industrive Hapësinore Turke (TAI) në distriktin Kahramankazan të Ankarasë. 4 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Autorët, një burrë dhe një grua mbërrutën me një taksi në vendin e ngjarjes dhe menjëherë sulmuan ndërtesën me breshëri plumbash dhe një sulme me eskploziv. Kur u dëgjuan shpërthimet dhe të shtënat e armëve, forcat e sigurisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore u dërguan në vendin e ngjarjes.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e terroristëve që sulmojnë TAI-n. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha: “Kishte një sulm terrorist në objektet e Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TAI). Fatkeqësisht, kemi viktima dhe njerëz të plagosur.”

“Janë neutralizuar dy terroristë, një grua dhe një burrë. Fatkeqësisht kemi katër dëshmorë dhe 14 të plagosur. Nga të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë”, tha ministri turk.

Në rrjet janë publikuar edhe pamjet ku sulmuesit, mbërritën në hyrje të ndërtesës dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e aktit terrorist e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës me kallashë në duar. Dy nga autorët përfshirë edhe gruan janë eliminuar nga policia.

“Ne po punojmë për identifikimin e terroristëve. Sapo të dihet identiteti i tyre, ne do të ndajmë me ju informacion se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë”, tha Yerlikaya.