Erdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO! Nuk kemi nevojë të marrim leje nga askush

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Erdogan tha se për këtë veprim “nuk ka nevojë që të marrin leje nga askush.

Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë për të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje. Ne i kemi marr hapat tona, ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.