Maqedoni

Reagime pas shfuqizimit të “Balancuesit” – “Ndalimi i punësimeve përmes Balancerit, skandali i radhës”

Shpërndaje

Shfuqizimi i Balancuesit ka ngjalur reagime të shumta në opinion. Përfaqësues politik të ish pushtetit dhe analist vendimin e sotëm e quajnë ‘Skandal të rradhës’ që te qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Përveç partive politike ka pasur edhe reagime të tjera. Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga është ndër të parit që ka reaguar kundër këtij vendimi.
Sipas Llogës, As Sllobodan Millosheviq nuk mund të ndërronte vendime aq të mbrapshta.

“Aq sa mund të bëjë përmes votimit margjinalizues Gjykata Kushtetuese e RMV-së. Rrëzoni dhe ligjin e gjuhës e bëhuni rehat, po pastaj? P.S. Niveli i përgjegjësisë së VLEN do të matet tani, ose me reaksion, ose me retorikë boshe”, ka shkruar Lloga.

Kreshnik Bekteshi nga BDI- ka thënë se ndalimi i punësimeve përmes balancerit është skandal i rradhës. Ndërsa ish deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, Gjykata kushtetuese sot demonstroi njëanshmëri dhe varësi në vendimin e saj për shfuqizimin e balanserit.

“Parimi i paanshmërisë së gjykatës është parim që ka për qëllim t’ju mundësojë gjykatësve të sjellin vendime pa u ndikuar nga cilësi subjektive i palës, përkatësisë së palës në grup të caktuar ose raportit eventual (familjar, miqësor, armiqësor) që mund ta kenë me palën. Në drejtësi, për shmangie të anshmërisë si dhe dyshimit për anshmëri, parashihet mundësia, instituti i përjashtimit të gjyqtarit nga gjykimi dhe vendimmarrja konkrete (iudex suspectus dhe iudes inhabilis)”, ka shkruar ish deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Për analistin, Valon Bela, ky është edhe një argument se fashizmi nuk ka ndaluar tek maqedonasit në politikë në Ekzekutiv dhe Parlament, në Gjyqësor e Prokurori, në Administratë dhe në secilin institucion ku shqiptarët paraqiten si taksapagues.

” Pas këtij vendimi që shpërfaq qartazi mendësinë antishqiptare të urrejtjes skicofrenike pres që edhe VLEN të distancohet nga bashkëpunimi i mëtejmë me çdo forcë politike maqedonase deri sa të kuptojnë peshën reale të shqiptarëve në këtë shtet. Pyetja që duhet t’i bëhet VLEN-it është se a do të ndërpret bashkëpunimin me VMRO-në pasi që ata realizuan (përmes kësaj Gjykate) pikën e tyre programore për shfuqizim të ‘balansuesit’??”, ka shkruar Bela.

Me reagim ka dalë edhe opinionisti Sefer Selimi.

Selimi ka kërkuar që VLEN të ngrihen, burra e gra për të arsyetuar këtë dështim.

“Hajde burra e gra, çohuni e arsyetoni edhe një dështim! Vetëm ju lutem na kurseni duke mos na e shitur si edhe një fitore tuajën, apo faj të atyre para jush! #Balancuesi”, ka shkruar Selimi

Ndryshe, sot gjykata kushtetuese vendosi që të ndërpresë masën e balancuesit. /tvklan.mk