Maqedoni

Ahmeti del me propozim për zgjedhje lokale dhe parlamentare

Shpërndaje

“Unë e mbaj për fjalë. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, kështu tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kërçova dhe shtoi se, edhe Hristijan Mickoski kërkoi që në tetor të vitit të ardhëm të mbahen zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Kërçova sonte u rreshtua me popullin shqiptar krenar e dinjitoz të këtyre trojeve kundër pabarazisë, cënimit të Marrëveshjes së Ohrit, poshtërsimit, mos respektimit të vullnetit politik të qytetarëve në zgjedhje demokratike.
Komuniteti ndërkombëtar, garantues i Marrëveshjes së Ohrit, , , NATO, OSBE, me të drejtë janë të shqetësuar sepse janë dëshmitarë të shkeljes së gjuhës, flamurit, përkatësisë etnike, por edhe të braktisjes së rrugës europiane të vendit.
Marrëdhëniet ndëretnike, por edhe ato ndërfqinjësore, po rëndohen sistematikisht dhe kjo ndikon në stabilitetin e përgjithshëm të vendit.
Mjaft më! Zgjedhjet janë zgjidhje ️