Taravari: Në zonën zgjedhore gjashtë VLEN do të fitojë me diferencë shumë të madhe

Shpërndaje

Kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari tha se në bazë të gjitha anketave koalicioni VLEN dominon në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Taravari shtoi se do të jetë një diferencë shumë e madhe, befasuese, ndërsa shtoi se këtë edhe BDI e dinë, këtë pikë të akilit.

“Në të gjitha zonat qëndrojmë mirë, shumë mirë, por gjashta është zona ku VLEN-i do të bënë rezultat marramendës dhe diferencën shumë të madhe. Por edhe në zonat tjera mendoj se qëndrojmë shumë mirë jemi në epërsi, vetëm zona numër pesë ku jemi tu punuar me një plan special për ta konsolidu dhe besoj se edhe atje do të jetë një befasi shumë pozitive për VLEN-in”, u shpreh Taravari.