RajoniTop Lajme

E vranë me 5 plumba sapo doli nga lokali, ky është i riu që humbi jetën

Shpërndaje

Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 28-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.

Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është em;r i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

****
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, zbulohet itinerari që ndoqën autorët! Pasi dogjën makinën në Farkë

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit me pistoletë me silenciator.

Klajdi Prendi u qëllua sapo kishte hipur në makinën e tij, pasi kishte dalë nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë, tip Audi A4 ngjyrë gri. Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë larguar me një tjetër automjet, që i priste në zonën e Farkës.

Ndërkohë mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip ‘Audi’.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.”- njoftoi policia mbi ngjarjen.