Ahmeti nuk i ndahet Gostivarit, sot takim tjetër në bastionin e Bejtës

Shpërndaje

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot pritet që të takojë qytetarët dhe aktivin partiak në Gostivar, kështu njoftojnë nga BDI.

Takimet që Ali Ahmeti realizon këtë periudhë janë në vazhdën e takimeve që BDI bën për të takuar qytetarët dhe aktivin partiak në këtë komunë.

Ju njoftojmë se sot (e Diell, 15.01.2022) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të takojë qytetarët dhe aktivin partiak në Gostivar, tek Shkolla e mesme Teknike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Gostivari njihet si bastion i Nevzat Bejtës, ish-nënkryetarit të BDI-së dhe anëtarit aktual të kryesisë që është pjesë e grupit të njohur si “Grupi i Zjarrit”.