Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 17 gradë
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët perëndimore që nga mëngjesi me reshje të shiut.
Gjatë ditës reshjet do të zgjerohen edhe në pjesën më të madhe të vendit, më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende mbi 70 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë.