Nënshkruhen 8 marrëveshje ndërmjet Türkiyes dhe Katarit
ANKARA (AA) – Në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani u nënshkruan 8 marrëveshje mes Türkiyes dhe Katarit, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan dhe Al Thani në Kompleksin Presidencial kryesuan “Takimin e dhjetë të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar”.
Pas takimit u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.
Tetë marrëveshjet e nënshkruara në prani të presidentit Erdoğan dhe Al Thanit janë si më poshtë:
– Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e ndihmës humanitare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për bashkëpunim në fushën e dokumenteve dhe arkivave
– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për bashkëpunim në fushën e medias dhe komunikimit
– Programi i zbatimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit në Fushat e Rinisë dhe Sporteve (2025-2026)
– Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave
– Deklarata e synimit për të lehtësuar tregtinë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
– Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes
– Marrëveshja për Bashkëpunimin Ushtarak ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes”.
Gjithashtu në ceremoni, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan dhe ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani nënshkruan deklaratën e “Takimit të dhjetë të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar”.