Türkiye, fillon heqja e rrënojave të 80 ndërtesave të prekura nga tërmeti në Hatay (Video)

Shpërndaje

Në qytetin Hatay filluan punimet për heqjen e rrënojave të 80 ndërtesave të prekura nga tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş raporton Anadolu.

Grumbujt e mbetjeve që ndodhen në zonat ku u dëmtuan 80 ndërtesa nga tërmetet në lagjet Akevler, General Şükrü Kanatlı, Cebrail, Cumhuriyet, Meydan, Emek, Gazi në rajonin qendror të Antakya-s, po ngarkohen në kamionë me makineri ndërtimi dhe transportohen në pikat e përcaktuara.

Ndërsa sendet me vlerë që dalin nga rrënojat ruhen nga forcat sigurisë.

Gjatë punimeve të ekipeve, edhe pronarët e disa banesave ndodhen në pritje të sendeve me vlerë.

Një grua që po ndiqte punimet, nuk mundi të mbajë lotët kur në mesin e rrënojave gjeti fotografinë e një të afërmi të saj që ka humbur jetën.