RajoniTop Lajme

Pamje të kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok pas sulmit, KFOR shihet në vendin e ngjarjes

Shpërndaje

Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në vendngjarje pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi të ditës së sotme nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

Aty shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa ushtarë të KFOR-it.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.