MaqedoniTop Lajme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut!

Shpërndaje

Në Maqedoninë e veriut sot u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.8 në afërsi të Resnjës.

“Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në vend mëngjesin e sotëm në orën 05:56 me orën lokale”, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veri të qytetit të Resnjës.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 12 kilometrash.

Ky është tërmeti i tretë më i dobët që është regjistruar në vend gjatë javës së kaluar. Dy të mëparshmet kishin një magnitudë 2 dhe 2.3 të shkallës Rihter dhe ishin me qendër në zonën e Shkupit.

earthquake M2.8 REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA, 2024-11-09 04:56:50 UTC https://m.emsc.eu/?id=1728503